.

Kisha e Suedisë vendos: Zoti nuk është “Ati i shenjtë”. Zoti nuk ka gjini

Kisha e Suedisë vendos që Zoti nuk ka gjini. Tashmë Zoti nuk do të thirret me Ai, apo Ati, por thjesht Zoti. Hyjnia supreme nuk do të thirret as në gjininë mashkullore e as atë femrore sepse sipas Kishës, Zoti është përtej natyrës njerëzore. Qëllimi i këtij vendimi është që Kisha të bëhet më shumë gjithëpërfshirëse. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta e Kishës, Kyrkans Tidning, e cila thotë se vendimi është marrë me shumicë absolute votash. Numri një i Kishës Evangjeliste Luterane të Suedisë, Antje Jackelen, është grua. Ajo u shpreh se ky vendim i tregon Botës se ne jemi një kishë që e mbështet diversitetin.

“Nga pikëpamja teoelogjike, ne e dimë që Zoti është përtej përcaktimeve gjinore, pasi nuk është njerëzor”, deklaroi Jackelén. Të gjithë priftërinjtë në Suedi, tashmë do të duhet që kur ti referohen Zotit, të mos nënkuptojnë vetëm Atin e Shenjtë, por Atin dhe Nënën. Kisha e Suedisë është një nga Kishat më progressive në botë. Ajo drejtohet nga një femër. Sinodi I kishës është gjithahstu në barazi thuajse të plotë, me 125 gra dhe 126 burra. 45% e priftërinjve në Suedi janë femra.

Por ndryshimi ka marrë edhe kritika, pasi mjaft teologë mendojnë se heqja e gjinisë dëmton doktrinën e trinisë së shjenjtë dhe komunitetin me kishat e tjera të krishtera.