.

Skënderbeu mposht Dinamon e Kievit, por eleminohet

Skënderbeu ka bërë detyrën e tij në ‘Elbasan Arena’, teksa ka mposhtur 3-2 Dinamon e Kievit, por fitorja ka vlejtur vetëm për prestigj dhe për të mbushur arkat e klubit. Fitorja e Partizanit të Beogradit, 2-1 ndaj Young Boys-it, ka bërë që serbët të sigurojnë kualifikimin bashkë me Dinamon e Kievit dhe korçarëve nuk ju mbetet gjë tjetër, veçse të mbrojnë vendin e 3-të, më 07 dhjetor në Zvicër, ku do të diskutojë takimin e fundit të aventurës europiane për këtë sezon.

Korçarët e nisën vrullshëm takimin dhe vunë në vështirësi ukrainasit, por të parët që shënuan ishin këta të fundit. Nëpërmjet një daljeje të shpejtë, Dinamo e Kievit gjeti avantazhin, pas një aksioni mjaft të dyshimtë për pozicion jashtë loje. Gjithsesi, Skënderbeu u kundërpërgjigj menjëherë, duke barazuar me një supergol nga distance, të shënuar nga Sabien Lilaj. Në minutat në vazhdim, korçarët krijuan disa raste të mira, por i shfrytëzuan keq, ndërsa Dinamo e Kievit goditi traversën e portës së Shehit, pas një kundërsulmi të rrezikshëm.

Në pjesën e dytë, skuadra e Dajës futet më e motivuar në fushë dhe arrin të shënojë 2 gola të shpejtë. Fillimisht Soëe asistoi për Xhejms, që shënoi golin e avantazhit, dhe më pas ishte vetë sulmuesi nga Gambia, që shënoi golin e 3-të, pas një asisti perfekt të Gavazajt. Në minutat në vijim, trajneri Daja kryen zëvendësimet që kishte në dispozicion dhe Skënderbeu fillon të administrojë avantazhin prej 2 golash, duke qarkulluar topin dhe ndërtuar sulme graduale. Në minutën e 90’, ukrainasit përfitojnë nga një përgjumje e mbrojtjes korçare dhe arrijnë të rihapin sfidën, por 5 minutat shtesë nuk prodhuan asgjë për t’u shënuar.

Përfundoi 3-2 për Skënderbeun, me korçarët që më 07 dhjetor do të luajnë takimin e fundit në Europa League, për këtë sezon. Gjithsesi, ky mund të quhet një edicion mjaft i mirë për korçarët, që kanë ditur të përballen si të barabartë me të gjithë kundërshtarët e grupit B, ndërsa ndaj Young Boys-it do të kenë mundësi të regjistrojnë një tjetër rezultat pozitiv.

56’ – Sërish Skënderbeu, dyfishon avantazhin. Aksion mjaft i bukur i korçarëve, me Gavazajn që nxjerr sulmuesin Soëe, të vetëm me portierin, të cilin e driblon dhe dërgon topin në rrjetë. /supersport/