.

Mbyllet pjesa e parë, shpërdoron Soue, miqtë godasin traversën

Është duke u luajtur në “Elbasan Arena” ndeshja e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Europës mes Skënderbeut dhe Dinamos së Kievit. Korçarët e drejtuar nga trajneri Ilir Daja do të kërkojnë fitoren në stadiumin e boshatisur, për të shpresuar te një mrekulli që do t’i kualifikonte në fazën tjetër.

Përveç të tjerave, fitorja e sotme ka edhe vlerë të kënaqshme monetare, pasi skuadra që fiton takimin shpërblehet nga UEFA me plot 360 mijë euro. Nga ana tjetër ukrainasit, vijnë në këtë sfidë pa shumë presion, pasi ata e kanë siguruar kualifikimin.

Fillimi

MINUTË PAS MINUTE

Mbyllet pjesa e parë, Skënderbeu – Dinamo Kiev 1-1. 

44′ Soue shpërdoron një rast mjaft të mirë, i vetëm në krahun e majtë ka tentuar portën duke e çuar topin mbi kuadrat.

43′ Xhejms provon me një goditje nga brenda zonës, por gjuajta e tij ishte e dobët.

39′ Shpëton për mrekulli porta e Skënderbeut. Ishte kroati Marko Radas i cili në fillim një top që po i drejtoheshe rrjetës, më pas ka qënë traversa që iu ka ardhur në ndihmë korçarëve.

35′ Dinamo rrezikon sërisht portën e Skënderbeut me anë të Moriozuk, i cili goditi fuqishëm me kokë nga brenda zonës, por gjuajtja e tij përfundoi mbi traun e Shehit.

32′ Ukrainasit shënojnë golin e dytë, por për gjyqtarin austriak kemi të bëjmë me një pozicion jashtëloje. I dukshëm avancimi i futbollistit të Dinamos.

Offside

17′ Skënderbeu barazon rezultatin me Sabjen Lilaj. Korçari lëshon një predhë nga 25 metra, topi devijohet nga një mbrojtës dhe përfundon në rrjetë.

16′ Shigankov kalon në avantazh Dinamon pas një aksioni model në krahun e majtë.

10′ Janë ekzekutuar plot 7 goditje nga këndi, 3 për Skënderbeun dhe 4 për Dinamon e Kievit.

3′ Ukrainasit japin sinjalin e parë të rrezikshëm me numrin 8 Shepelev, por i vëmendësh portieri Shehi, i cili ka grushtuar topin, duke larguar rrezikun.

2′ Goditje dënimi për Skënderbeun, provon Marko Radas, por topi përfundon drejt e në duart e portierit Bushçan.

1′ Ka nisur takimi.

SKËNDERBEU – DINAMO KIEV 1-1

Lilaj 17′ / Shigankov 16′

Skënderbeu: Shehi, Mici, Aliti, Radas, Vangjeli, Osmani, Muzaka, Lilaj, Gavazaj, Xhejms, Soue

Trajner: I. Daja

Dinamo Kiev: Bushçan, Pivariç, Kadar, Khaçeridi, Kedziora, Moroziuk, Shpelev, Korzun, Shiganov, Besiedin, Moraesh

Trajner: A. Khatskeviç

Gjyqtar: Oliver Drakta.(Austri)