.

Testimi i administratës/ Kush do futen të parët në provim, ja të gjitha pyetjet

Starton testimi i punonjësve të administratës publike. Departamenti i Administratës Publike ka përcaktuar drejtoritë, inspektoratet dhe entet e para shtetërore, punonjësit e të cilëve do t’i nënshtrohen provimit për testimin e njohurive, sipas pozicionit të punës.

Punonjësit që nuk e kalojnë këtë provim, duke mos marrë minimumi 51 pikë, humbasin vendin e punës. Lëvizja vjen pas disa paralajmërimeve radhazi të kryeministrit Edi Rama për nisjen e operacionit kundër analfabetizmit në administratën shtetërore, ndarjen e administratës nga politika, largimin e militantëve të cilët nuk kanë lidhje me vendin e punës dhe rekrutimin e njerëzve të mirëtrajnuar. Testimit, sipas një kalendari kohor, do t’i nënshtrohen punonjësit në të gjithë nivelet e administratës publike, por procesi do të nisë fillimisht me organet me funksione inspektuese.

Provimi i parë do të zhvillohet në datën 9 dhjetor të 2017. Testimi do të shërbejë si një mekanizëm ligjor për të largimin e militantëve nga zyrat e shtetit, gjithnjë nëse nuk marrin pikët e mjaftueshme në provim. “Bazuar në ligjin nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe në Vendimin nr. 1037, datë 16/12/2015 të Këshillit të Ministrave, “Për procedurat e vlerësimit të nëpunësve civilë, për përfitimin dhe përditësimin e njohurive shtesë”, Departamenti i Administratës Publike do të fillojë testimin për të vlerësuar përfitimin dhe përditësimin e njohurive shtesë, për nëpunësit civilë në të gjithë strukturat me funksione inspektimi, në institucionet e administratës shtetërore, pjesë e shërbimit civil. Testimi për vlerësimin periodik për fitimin dhe përditësimin e njohurive shtesë do të bazohet në njohuritë mbi ndryshimet e ndodhura në legjislacionin e fushës së inspektimit”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Administratës Publike.

Drejtoritë e para
Punonjësit e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe të drejtorive të bujqësisë do të jenë të parët që do t’i nënshtrohen testimit me shkrim për përditësimin e njohurive. Dy drejtoritë, kaq të jetike për nga rëndësia, janë lakuar shpesh për prezencën e madhe dhe të pamerituar të militantëve partiakë. Më datën 9 dhjetor do të testohen gjithashtu edhe punonjësit e Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore dhe Inspektoriatit Shtetëror të Arsimit. Ankthit të provimit nuk do t’i shpëtojnë as punonjësit e Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, Inspektoriatit Shtetëror të Ujërave, Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës.

Pyetjet
Testi për punonjësit e drejtorive të mësipërme do të përmbajë pyetje teorike dhe ushtrime praktike. Testimi do të realizohet duke mbajtur në konsideratë fushën/drejtimin specifik të veprimtarisë inspektuese sipas përshkrimeve të secilit prej grupeve të inspektorëve. Më konkretisht, pyetjet do të ndërtohen duke u bazuar në vendimet, udhëzimet dhe ligjet në fuqi rreth veprimtarisë së punonjësve të drejtorive të përcaktuara.

Drejtoritë që do testohen
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit
Drejtoritë e bujqësisë
Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera
Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut
Inspektoriati Shtetëror i Punës
Inspektoriati i Shërbimeve Shoqërore
Inspektoriati Shtetëror i Arsimit
Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve
Inspektoriati Shtetëror i Ujërave
Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës
Legjislacioni mbi të cilin do të ndërtohen pyetjet

Për punonjësit e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit
Ligji për inspektimin
Ligji për ushqimin
Ligji për vreshtarinë, vëren dhe produktet e tjera të rrushit
Ligji për prodhimin biologjik
Ligji për licencat, autorizimet dhe lejet
Ligji për kategorizimin e prodhimit, emërtimin dhe tregtimin e vajit të ullirit”
Ligj për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e qumështit dhe të produkteve me bazë qumështi
Ligj për shërbimin veterinar
Ligj për mbrojtjen e bimëve
Ligj për plehrat e përdorimit për bimësinë
VKM për organizimin dhe funksionimin e AKU
VKM për ambalazhet dhe mbetjet e tyre
VKM për rregullat e inspektimit karantinor fitosanitar etj.

Për punonjësit e drejtorive të bujqësisë
Ligji për inspektimin
Ligj për bujqësinë dhe zhvillimin rural
Ligj për mbarështimin e blegtorisë
Ligj mbi shërbimin veterinar
Ligj mbi sistemin e identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve
VKM për ruajtjen in-situ të racave autoktone të bagëtive të imta etj.

Për punonjësit e Inspektoriatit Shtetëror të Arsimit
Ligj për inspektimin
Ligji për sistemin arsimor parauniversitar
VKM për organizimin dhe funksionimin e Inspektoriatit Shtetëror të Arsimit

Për punonjësit e Inspektoriatit Shtetëror të Punës
Ligji për inspektimin
Ligji për inspektimin e punës dhe inspektoratin shtetëror të punës
Kodi i Punës
Ligji për sigurinë dhe shëndetin në punë
Ligji për ndihmën dhe shërbimet shoqërore
Ligji për nxitjen e punësimit
Ligji për të huajt
VKM për inspektimin e punës së detarëve
VKM për përcaktimin e aksidentit në punë
VKM për miratimin e rregullores për sigurinë në kantier

Për punonjësit e Inspektoriatit të Shërbimeve Shoqërore
Ligji për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore
VKM për standardet e shërbimeve shoqërore

Për punonjësit e Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit
Ligj për Inspektimin
Ligj për lojërat e fatit
VKM për përcaktimin e mënyrave, formave, kritereve dhe rregullave për organizmin e lojërave të fatit
VKM për miratimin e minimumit të specifikimeve teknike të pajisjeve të lotarisë kombëtare
VKM për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të komisionit të apelimit të gjobave

Për punonjësit e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera
Ligj nr. 10433, datë 16.6.2011 për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë
Ligj për sektorin minerar
Ligji për sigurinë dhe shëndetin në punë
Ligj për përdorimin civil të lëndëve plasëse
VKM për organizimin dhe funksionimin e repartit inspektim shpëtim miniera
VKM për procedurën e dhënies së autorizimit, për përdorimin civil të lëndëve plasëse
VKM për sigurimin për përdorimin civil të lëndëve plasëse

Për punonjësit e Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut
Ligji për inspektimin
Ligji për të drejtën e autorit
Ligji nr. 9947, datë 07.07.2008 “Për pronësinë industriale” i ndryshuar;
Ligji për sigurinë e përgjithshme të produkteve joushqimore
Ligji për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut
Ligji për detergjentët
Ligji për metrologjinë
Ligji për turizmin

Për punonjësit e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve dhe Inspektoriatit Shtetëror të Ujërave
Ligj për inspektimin
Ligj për mbrojtjen e mjedisit
Ligj për mbrojtjen e ajrit nga ndotja
Ligj për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis
Ligj për efiçencën e energjisë
Ligj për mbrojtjen e biodiversitetit
Ligj për zonat e mbrojtura
Ligj për vlerësimin e ndikimit në mjedis
Ligj për lejet e mjedisit
Ligj për vlerësimin strategjik mjedisor
VKM për normat e lejuara të shkarkimeve të lëngëta
VKM për normat e shkarkimeve në ajër
VKM për normat e cilësisë së ajrit
VKM për të drejtën e publikut për të pasur informacion mjedisor
Ligji për menaxhimin e integruar të burimeve ujore

Për punonjësit e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor
Ligj për inspektimin
Ligj për inspektoratin sanitar
Ligj për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit
Ligj për shëndetin publik
Ligj për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit
Ligj për substancat dhe preparatet kimike
Ligj për Parandalimin e çrregullimeve të shkaktuara nga pamjaftueshmëria e jodit në organizmin e njeriut
Ligj për licencat, autorizimet dhe lejet
Ligj për parandalimin dhe kontrollin e HIV/AIDS-it
Ligj për mbrojtjen nga rrezatimet jojonizuese
Ligj për kujdesin shëndetësor
Ligj për ndërprerjen e shtatëzanisë
Ligj për shërbimin stomatologjik
Ligj për nxitjen dhe mbrojtjen e të ushqyerit me gji
Ligj për administrimin e zhurmës në mjedis
VKM për administrimin e mbetjeve spitalore
VKM për sigurinë në det, plazhe, në ujërat e brendshme
VKM për përcaktimin e kritereve për hapjen dhe mbylljen e spitaleve
VKM për miratimin e rregullores “Cilësia e ujit të pijshëm”
VKM për parandalimin e transmetimit të HIV/AIDS
VKM për klasifikimin e produkteve biocide

shqiptarja.com