Pak ditë më parë këngëtari dhe aktori i famshëm David Cassidy ra në gjendje kome dhe mjekët i hoqën shpresat pasi disa nga organet e tij nuk po funksionon më.
Ndërkohë ditën e djeshme është njoftuar edhe largimi i tij nga jeta në moshën 67-vjeçare.
Lajmin e trishtë e ka bërë me dije familjarët e tij duke shtuar se ai u nda nga jeta paqësisht dhe në prani të familjes së tij.
David Cassidy u lind në New York dhe u bë i famshëm nga sitcom-i “The Patridge Family”. Në kulmin e famës së tij, Cassidy kishte më shumë fansa se Elvis Presley apo The Beatles dhe ka shitur më shumë se 30 milionë disqe në të gjithë botën.