.

Këshilla të arta si të mbroni lëkurën nga i ftohti

Edhe pse dimri ende nuk ka trokitur zyrtarisht, efektet e tij të të ftohtit kanë nisur të shfaqen.

Është e njohur që në ditë të ftohta,  nga erërat dhe të ftohtit mund të fitojmë ndonjë rrudhë të re ose të paktën ndonjë pikë të kuqe. Pikërisht për këtë arsye  është e nevojshme të kemi në konsideratë kujdesin e veçantë ndaj lëkurës. Të ftohtit, erërat, ngrohja qendrore dhe një numër tjetër i “karakteristikave’’ dimërore ndikojnë në lëkurën tonë. Ky problem e mundon më shumë se 68 për qind të popullsisë botërore.

Në ditët e ftohta të vjeshtës dhe dimrit acarimi i lëkurës është një dukuri e zakonshme, e cila manifestohet me skuqje. Kjo është arsyeja pse dermatologët e njohur rekomandojnë për të aplikuar preparate adekuate mbrojtëse, transmeton. Kjo nuk vlen vetëm për femrat, por edhe për meshkujt që kanë të njëjtat probleme me thatësi të lëkurës. “Të gjitha kremrat që janë të dizajnuara për lëkurë të ndjeshme dhe të thatë përmbajnë vaj Jojoba, gjalpë, etj”, sipas dermatologëve.Çdo ditë, një krem i tillë duhet të aplikohet dy herë në trup; në mëngjes dhe në mbrëmje. Kjo është shumë e rëndësishme për shkak edhe se uji me të cilin bëjmë dush ndikon në tharjen e lëkurës.