.

Jo vetëm Bleona, por një tjetër këngëtare e famshme shqiptare ngrin vezët

Ajo njihet si një artiste që guxon me zgjedhjet e saj. Kryesisht spikat për stilin e saj ekstravagant në veshje, por jo më pak për të dashurit.

Pas rastit të publikuar të këngëtares Bleona Qereti, e cila postoi një video ku tregonte procedurën e ngrirjes së vezëve, një tjetër këngëtare shqiptare deklaron se ka kryer të njëjtën praktikë.

Pavarësisht moshës së re, 26-vjeçarja Rita Ora është shprehur gjatë një interviste në studion Sunrise, se ka vite që ka ngrirë vezët e saj.

Bukuroshja shqiptare foli për dëshirën e saj për të ndërtuar familje, duke thënë: “Për pak bëhem 27, por qysh kur kam qenë e vogël kam pasur dëshirë të kem një familje të madhe dhe një ditë doktori im më sugjeroi, se duhet të ngrija vezët, pavarësisht se isha në fillim të 20-ave”.

I befasuar nga kjo deklaratë, prezantuesi David Kochie e pyet: “Kjo që ju ka kërkuar doktori është vërtetë e guximshme”, të cilës bukuroshja Ora iu përgjigj: “E di, por ai është mjeku i familjes time prej një kohe të gjatë dhe ai tha se, tani që jam e shëndetshme është moment I përsosur për t’i ruajtur mënjanë vezët. Kështu nuk do më duhet të shqetësohem për fertilitetin,” shpjegoi Rita.

Kjo është hera e parë që këngëtarja tregon një detaj të tillë nga jeta e saj: “Nuk e kam thënë më parë në televizion që kam ngrirë vezët dhe e di që njerëzit do mendojnë se jam e çmendur, pasi jam e re dhe nuk kam nevojë të bëj diçka të tillë, por unë dua të jem e sigurt që më vonë do kem mundësi të bëj fëmijë. Ose ndoshta jam thjesht e çmendur,” përfundon Rita Ora.

Procedura e ngrirjes së vezëve është një praktikë e përhapur në botë, por tani edhe në Shqipëri, falë Klinikës Gjinekologjike Gliozheni. Ngrirja e vezëve nënkupton ruajtjen e tyre, për t’i përdorur më vonë, atëherë kur një grua ka gjetur kohën dhe partnerin e duhur për të krijuar familje, pavarësisht moshës./d.r-dritare.net