.

FOTO/ Kush është Sokol Bode, ish-drejtori që pritet të arrestohet (u shfaq në krahë të Habilajve)

Një prej tre ish-drejtorëve për të cilët është lëshuar urdhërarresti nga Prokuroria është edhe ish-drejtori i Postës në Dhërmi, Sokol Bode.

Prej kohësh Bode ka qenë në vëmendje pasi janë publikuar fotot ku ai shfaqet me vëllezërit Habilaj, dy prej të cilëve janë arrestuar nga drejtësia italiane pak kohë më parë për trafik drogë.

Për “dosja Habilaj” flitet se ka rreth 40 persona për të cilët po hetohet në Shqipëri.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar një urdhëarresti për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, në vijim të hetimeve për dosjen “Habilaj”.

Burime për ‘Panorama’ bëjnë me dije se tre urdhërarrestet janë për tre ish drejtorët, atë të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, atë të Shkodrës Alban Çela dhe për ish-drejtorin e postës së Dhërmiut Sokol Bode. Urdhërarresti është përcjellë policisë për ekzekutim.