.

Sfilata e ‘Victoria Secret’, modele që rrëzohen dhe veshje që shkëlqejnë

Sfilata e Victoria’s Secret u mbajt këtë vit në Shanghai.Atmosfera shumë orientale dhe kimia shumë e mirë mes stafit dhe modeleve, lanë me gojë hapur ata që mundën t’i shikonin nga afër, look plot ngjyra, flatra gjigande dhe madje, si asnjëherë më parë, sfiluan edhe dyshe.

 

Por sfilata e Victoria’s Secret  nuk ka kaluar pa incidente.Disa modele dhe këngëtarja Katy Perry nuk u lejuan që të hynin shtetin kinez, por ndodhi edhe një e papritur në mes të shfaqjes.Modelja Ming Xi që po prezantonte një veshje u rrëzua teksa po ecte dhe vëmendja ishte vetëm tek ajo.Edhe pse ndihej keq, 28-vjecarja e kaloi këtë situatë duke qeshur dhe me ndihmën e koleges arriti të ngrihej për të vazhduar sfilatën.