.

OPDAT & EURALIUS: Llalla ikën në 3 dhjetor, ja si zgjidhet prokurori i ri

OPDAT dhe EURALIUS, misionet ligjore të SHBA-së dhe BE-së në Tiranë shprehen se në dhjetor duhet të zgjidhet një prokuror tjetër i përgjithshëm duke i dhënë me sa duket fund, debatit politik për këtë çështje. OPDAT dhe EURALIUS thonë se mandati 5 vjeçar i Adriatik Llalës nuk mund të zgjatet pasi ai përfundon në datën 3 dhjetor. Këtë çështje ata e shohin të zgjidhur në Kushtetutë ku parashikohen edhe dispozitat kalimtare.

“Zgjedhja e një prokurori i cili është emëruar që të kryeje funksionet e një prokurori të përgjithshëm ne një periudhë tranzitore. Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm në detyrë përfundon në fillim të dhjetorit. Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i cili është përgjegjës për emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm ende nuk është themeluar. Prandaj, zbatohet regjimi kalimtar (tranzitor) për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm”, thuhet në darft opinionin e OPDAT dhe EURALIUS për këtë çështje.

“Nuk ka autoritet kushtetues ose ligjor për Parlamentin që të zgjasë mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm aktual, mbas skadimit të mandatit të tij. Përkundrazi, ekziston një dispozitë e qartë që urdhëron emërimin e një Prokurori të Përgjithshëm të përkohshëm”, thotë OPDAT dhe EURALIUS.