.

Si të fitoni para nga faqet e Facebook-ut: Ndiqni këto 4 hapa

Mbi një miliardë njerëz në botë përdorin Facebook-un. Mijëra njerëz po bëjnë para falë tij. Shumica e përdoruesve kanë faqe në Facebook, por nuk dinë se si të fitojnë para me të. Përfitimi i parave nga faqet e krijuara në Facebook është shumë i lehtë. Kjo varet nga numri i fansave që ka faqja. Lexoni hapat e mëposhtëm për të mësuar se si të gjeneroni para nga faqet që mund të keni në Facebook.

1. Krijoni në faqe (Fan Page) nëse nuk e keni atë. Tematikën mund ta zgjidhni vetë (peshkim, udhëtime, faqe humori…)

2. Krijoni një përmbajtje të mirë dhe përpiquni të jeni sa më shumë aktivë, Sapo faqja juaj të marrë një feedback pozitiv dhe një numër të madh pëlqimesh, mund të kaloni në hapin tjetër.

3. Krijoni një website të lidhur me Fanpage-in tuaj. Këtë mund ta bëni edhe falas. Shtoni përmbajtje në website-n tuaj dhe postojini më pas në faqen tuaj në Facebook. Në këtë mënyrë nëpërmjet Facebook-ut do të merrni sa më shumë vizitorë në website-n tuaj. Shtoni reklama për të fituar para dhe sigurohuni që faqja juaj të duket mirë dhe të mos kopjohet.

4. Ju mund të keni një faqe me shumë ndjekës dhe ende nuk jeni të sigurt se si të fitoni para nga kjo. Shitja e postimeve në faqen tuaj të Facebook-ut është mënyra më e lehtë për të fituar para. Regjistrohuni në portale te tjera që ofrojnë shërbime të tilla dhe sigurohuni që të keni minimumi 1000 pëlqime në faqen tuaj të Facebookut.
Shtoni faqen tuaj dhe konfirmoni nëse jeni pronar i saj . Vendosni një çmim për postim për faqen tuaj. Kjo është edhe pjesa më e rëndësishme, duke u siguruar që të vendosni çmimin e saktë, sepse askush nuk do të blinte postime në faqen tuaj nëse çmimi është shumë i lartë.