.

Kryetari i KQZ-së Klement Zguri do të shkarkohet në 30 nëntor

Parlamenti pritet të shkarkojë Kryetarin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në datën 30 Nëntor. Sipas burimeve nga Kuvendi, në këtë datë do të jetë edhe seanca e rradhës e parlamentit kur do të miratohet buxheti nen për nen. Kjo do të thotë që këtë të enjte parlamenti nuk do të mblidhet për ti lënë kohë komisioneve parlamentare të diskutojnë mbi buxhetin.  Para se të votohet në parlament, kërkesa e Partisë Socialiste për shkarkimin e kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të shqyrtohet nga Komisioni i Ligjeve.

Klement Zguri u zgjodh në krye të KQZ në bazë të marrëveshjes Rama-Basha dhe socialistët thotë se ai nuk e justifikon qëndrimin në atë detyrë, sa kohë që sipas tyre, ai shkeli ligjin duke mos e shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë për Kryebashkiakun e Mallakastrës, i cili preket nga ligji i Dekriminalizimit.