.

Arrestohet pedofili , çoi në hotel 13-vjeçaren,minorenja kerkohej nga policia.

Nje i ri u arrestua nga policia pasi ka kryer marredhenie me nje vajze vetem 13-vjece. Policia e Durresit ben me dije se ka arrestuar ne flagrance shtetasin Alfred Tereziu 32 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i policise 

 

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin

• Alfred Tereziu 32 vjeç, banues në Tiranë.

Tereziu dyshohet se në një hotel ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur me inciale D.P. 13 vjeçe, banuese në Krujë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me te mitur“parashikuar në nenin 100 të Kodit Penal.

Gzetarit i ‘Panorama’ , Leonidha Musaj ben me dije se vajza eshte 13-vjecarja me iniciale D.P, e cila ishte nisur ne shkolle dhe nuk ishte kthyer me dhe motra e saj dha alarmin ne polici duke kerkuar ndihme.

Alarmin ne polici e ka dhene motra e saj, shtetasja 24-vjecare me incialet A.L. Ajo ka treguar per policine ne kallezimin e bere se motra D.P. nuk eshte kthyer me pas mesimit.

Cfare njoftoi te shtunen policia 

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë po punojnë për gjetjen e shtetases:

• D.P. 13 vjeçe, banuese në Krujë.

Më datë 17.11.2017 ka bërë kallzim motra e saj, shtetësia A. L. 24 vjeçe, banuese në Krujë pasi shtetësia D.P. pasi mbarimit të mësimit nuk është kthyer në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.