.

Rama-ambasadorëve: Na ndihmoni të dalim nga tranzicioni, sillni investitorë të huaj në Shqipëri!

Rama-ambasadorëve: Na ndihmoni të  dalim nga tranzicioni, sillni investitorë të huaj në Shqipëri!

 

Kryeministri Edi Rama, në aktivitetin “Ridimesionim i Diplomacisë ekonomike”, ku të pranishëm ishin ambasadorët  e Shqipërisë në botë, e ka vene theksin tek potencialet qe ka diplomacia shqiptare per te thithur investitore nga vende te ndryshme ne Shqiperi, por edhe bashkepunimit me te madh me diasporen.

“Kemi nje bazë të rëndësishme që të komunikojmë me fakte në dore për ata që janë të interesuar për potencialet që ofron vendi ynë. E kemi vënë re dhe e konstatojmë këtë që ka një rritje të ndjeshme të interesit për të investuar posacërisht në turizëm, edhe në sektorin e energjisë apo të naftës, cka ka ndodhur edhe më parë, s’është dicka e re. Besoj që ne duhet të fokusohemi fort te turizmi, tek manifaktura, zhvillimi rural, industrive përpunuese ku kemi ende një boshllëk shumë të madh. Por duke u nisur nga shifrat e vogla të eksporteve bujqësore dhe duke parë interesin real të tregjeve rajonale është e arsyeshme të kërkojmë të përfshijmë aktorë që vijnë nga tregjet ë tjera.
Një theks i munguar në vite por jo në dimensionin ekonomik, por edhe politik që ne kemi vendosur ta kemi fort, te diaspora.  Jo rastësisht as për të pasur një pozicionim formal në raport me këtë elemnt kaq të rëndësishëm, por për të krijuar një qasje të re dhe për të marrë mbrapsht shumë më tepër nga c’kemi marrë në të kaluarën kemi një minsitër shteti për diasporën dhe plan konkret për të zhvilluar marrëdhëniet. Diaspora është burim i madh dhe i pashfrytëzuar sa i përket kapaciteteve që ajo ka akademike, intelektuale…

Shqiperia dhe Izraeli, krahasoni, Shqipëria është vendi i dytë më i pasur me ujë në Evrope dhe ka probleme, Izraeli s’ka asnjë pikë ujë dhe është vendi me sistemin më ekselent të ujësjellësit në botë. Cka tregon që aftësitë janë ato që në fund të fundit përcaktojnë edhe mundësinë reale të rritjes së një vendi në funksion të mirëqenies”, tha Rama.

“Çdo ambasador duhet të kuptojë rëndësinë e madhe të rolit të tij, dhe të ndihmojë për të dalë nga kjo fazë tranzicioni”, u shpreh ai.