.

Paralajmërimi i Ramës: Nga janari “luftë” bizneseve me dy bilance

Kryeministri Edi Rama e ka fokusuar komunikimin e tij të së dielës në Facebook tek lufta kundër informalitetit. Sipas kreut të qeverisë, duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm do të nisë “lufta” kundër të gjithë bizneseve që punojnë me dy balance.

“Bilancet në banka duhet të jenë të përputhura me bilancet në tatime”, tha kryeministri në komunikimin e tij javor me ndjekësit në rrjetet sociale.

Ai paralajmëroi një fushatë e re “për ata që janë mësuar t’ia hedhin shtetit.”

“Kështu nuk mund të vazhdohet më, dhe ne jemi të vendosur që kështu të mos vazhdohet më. Janë identifikuar afërsisht 42 mijë të punësuar të deklaruar me pagë minimale deri në 30 000 leke dhe vetëm 7 për qind prej tyre me pagë më të madhe se 130 mijë lekë. Kjo është jo vetëm e pajustifikueshme, por edhe e dënueshme për kompanitë që u hanë pensionin punëtorëve dhe shmangin detyrimet ndaj arkës së shtetit. Qeveria nuk do ta lejojë këtë situate”, deklaroi ndër të tjera kreu i qeverisë.