.

Kina refuzon Gigi Hadid. Modelja nuk do të sfilojë në show-n e Shanghait, Kina nuk e do

Kina refuzon modelen  Gigi Hadid e cila së bashku me koleget e saj do të sfilonte në Shanghai, në pasarelën më të famshme të show-t të Victoria’s Secret në 28 nëntor.

 

 

 

Duket që shkaku i ndalimit të saj është një video, cilësuar shumë raciste, në shkurtin e kaluar ku Gigi luante me një biskotë në formën e Buddha, të cilës i vendoste sy prej bajameje.

 

 

Ishte e lumtur që do të nisej për në Kinë me motrën Bella dhe shoqet e saj të aventurës, por për Gigin ëndrra për të sfiluar në shown më të pritshëm të Victoria’s Secret nuk mund të bëhet realitet.
Në Twitter ajo shkruan që e adhuron familjen e VS dhe me shpirt do të jetë pranë vajzave dhe sigurisht do ta ndjekë eventin nga televizori në pritje të show-t të ardhshëm.
22 vjeçares, top modele i duhet të vuajë kështu pasojat e një videoje të publikuar disa muaj më parë, të cilën më pas e ka fshirë, më të cilën tallej me Budën.