.

Foto ekskluzive: Tahiri në avion, kthehet pas mesnate!

Samir Tahiri, ish-ministri nën hetim që u largua të premten nga Shqipëria, pritet të kthehet sonte pas mesnate në Tiranë nga aeroporti i Vjenës në Austri me linjën Austrian Airlines.

Sipas Top Channel, deputeti Tahiri u nis nga Tirana të premten. Avioni la aeroportin e Rinasit në orën 15:00 dhe mbërriti në Vjenë rreth orës 16:40. Pas gati një orë pritje në tranzitin e Vjenës, deputeti Tahiri u nis në orën 17.30 drejt Hamburgut në Gjermani, ku avioni u ul rreth orës 19.05. Fotoja që shikoni është marrë nga nje pasagjer që udhëtonte në të njëjtin avion me ish ministrin në segmentin Tiranë -Vjenë, duke e dërguar më pas në redaksinë e hapur.al .Sipas të njëjtiit pasagjer ish ministri i është nënshtruar kontrollit rigoroz si të gjiyhë udhëtarë e tjerë.

Disa burime sugjeruan të premten se vizita mund të kishte karakter familjar dhe zoti Tahiri ndodhej në Gjermani pranë një të afërmi të tij të operuar. Por, të paktën sipas Top Channel, ky i afërm i deputetit Tahiri kishte rezervuar një udhëtim vajtje-ardhje drejt Mynihut në fund tetorit-fillim nëntori. Burimet për Top Channel konfirmojnë se në këtë udhëtim të premten e datës 17 nëntor drejt Gjermanisë, deputeti Tahiri jo vetëm ka pasur për destinacion Hamburgun dhe jo Mynihun ku u operua familjari i tij, por ka qenë i shoqëruar nga një ish-vartës në Ministrinë e Brendshme.

Sot, Saimir Tahiri ka marrë rrugën e kthimit. Pritet që deputeti Tahiri të marrë avionin për Tiranë rreth orës 23.15, për t’u ulur pas mesnatës në orën 00.45 në aeroportin e Rinasit.

 

 

Të paktën këto janë detajet e biletës së tij të udhëtimit. Dalja e Saimir Tahirit nga Shqipëria, ndërkohë që Parlamenti kishte autorizuar bllokimin e lëvizjes së tij, hedh pikëpyetje mbi arsyet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që nuk kërkoi në gjykatë bllokimin e pasaportës.

Gjatë dëgjesës në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve, prokurorët e Krimeve të Rënda u shprehën se i ndruheshin daljes jashtë shteti të Saimir Tahirit dhe prishjes së provave. Por më pas në Gjykatë, prokurorët nuk kërkuan bllokimin e pasaportës, duke e lënë të lirë deputetin të lëvizë sipas dëshirës.

 

Tre nga avokatet më të njohur në Shqipëri Maks Haxhia (av i S.Tahirit) ,Sokol Hazizaj dhe Vladimir Mece u prononcuan sot për hapur.al në lidhje me këtë cështje.

Sipas av S.Hazizaj : “Nëse Kuvendi ka dhënë një autorizim te tillë, ka gabuar në përmbajtjen e autorizimit për ndjekjen penale ndaj deputetit, sepse autoriteti i vetem që aplikon masën shtrënguese të parashikuar ne Kodin e Procedures Penale, neni 233, është Gjykata dhe vetem Gjykata. Që do të thotë se, dhe organi procedural i hetimit nëse e ka kërkuar këtë nga Kuvendi, ka gabuar. Për shqetësimet që mund të ketë ndaj  personi tnën hetim Tahiri, sqaroj se ndaj tij, sa kohë nuk ka masë sigurimi, dhe ende ai ka statusin e personit në hetim, pra jo i pandehur, varet nga koha kur personi në hetim dhe organi i hetimit kanë lënë takimin e rradhës. Nëse personi në hetim nuk i përgjigjet kohës dhe vendit të thirrjes për kontaktin me organin e hetimit, atëherë Prokuroria mund të justifikojë ndërmarrjen e saj për ndonjë masë sigurimi. Në këtë kuptim largimi i tij nuk është çeshtje e Kuvendit, por e statusit të personit nën hetim.

Gabimi i Kuvendit i kalon kufinjtë ligjorë, duke shkuar në gabim kushtetues.“

Edhe sipas Maks Haxhiajt ,avokati Saimir Tahirit ,ky i fundit ka të gjitha të drejtat të levizë i lirë pa lajmëruar askënd.

Sipas avokat Haxhiajt “Komisioni i mandateve  nga njëra anë i refuzoi kërkesën Prokurorise, por i lejoi që të kërkonte në Gjykatë kërkesën për masën ndaluese të marrjes së pasaportës ose masë më të butë. Këtu mbaronte funksioni i komisionit të mandateve, e për më tej ishte në diskrecionin e organit të Prokurorise për t’ju drejtuar Gjykatës të kërkonte këtë masë ndaluese pra, marrjen e pasaportës ose ndalimin e daljes jashtë vendit ose ndonje mase tjetër më të butë. Gjë që Prokuroria si organi i vetem i hetimit, duhej t’i drejtohej Gjykatës për caktimin e kësaj mase pasi është vetëm Gjykata dhe asnjë organ tjetër, përfshi këtu edhe komisionin e mandateve të Kuvendit, që të marrin dhe caktojnë masa të tilla me karakter shtrëngues procedurial penal. Kështu që organi i Prokurorise e çmoi të mos e ushtronte këtë kërkesë përpara Gjykatës. Prandaj Saimir Tahiri është qytetar i lirë dhe mund të shkojë nga të dojë dhe kur të dojë, pa patur asnjë detyrim për spjegime.“

Avokat Vladimir Mece thotë se nuk e kupton përse prokuroria e përgjithshme nuk i ka marrë pasaportën Tahirit.

“Tahiri nuk ka një mase sigurimi, të paktën unë nuk di të ketë një të tillë, për rrjedhojë nuk ka pengesë që të lëvizë jashtë territorit të Shqipërisë. Nga ana tjeter Prokuroria nuk ka pengesë t’i tërheqë pasaportën dhe të caktojë për të si masë, atë që të mos largohet nga Shqipëria….apo detyrimin për tu paraqitur në policinë gjyqësore, çka e vë përpara detyrimit që të marrë leje, përndryshe rrezikon që prokuroria të kërkojë për të arrest … Nëse nuk e kanë bërë këtë, tregon që nuk kanë qenë seriozë dhe të bindur edhe kur kanë kërkuar lejen për arrestimin e tij”.

 

Më poshtë vendimi i Kuvendit.