.

Disiplina: Gjobë dhe 1 ndeshje pa tifozë për Flamurtarin

500 mijë lekë gjobë dhe 1 ndeshje me dyer të mbyllura për Flamurtarin. Ky është vendimi më i rëndësishëm i Komisionit të Disiplinës në FSHF, pas ndeshjeve të javës së 10 të Kategorisë Superiore, ndërsa merr një masë disiplinore me 100 mijë lekë gjobë edhe për Luftëtarin.

Sa i përket takimit të Vlorës, ku Flamurtari priti Skënderbeun, Komisioni thekson se vendimi është marrë për shkak të sjelljes së gabuar të spektatorëve në stadium. Në këtë mënyrë, Flamurtari që vinte pas një dënimi të mëparshëm që fillimisht ishte 4 ndeshje pa tifozë dhe më pas u përgjysmua nga apeli me 2, tashmë duhet të luajë një tjetër takim me stadiumin e boshatisur sfidën e javës së 12 kundër Teutës.

Edhe ngjarjet e Gjirokastrës nuk kanë ngelur jashtë vëmendjes së Disiplinës, që gjobit me 100 mijë lekë gjirokastritët për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve gjatë ndeshjes kundër Teutës.