.

Zbulimi i fundit, femrat shofere më të mira se meshkujt

Shpesh herë femrat në timon janë konsideruar të rrezikshme. E megjithatë, një studim i fundit, i publikuar në “Frontiers in Psychology”, tregon se femrat e drejtojnë mjetin më mirë se meshkujt. Meshkujt e rinj, shoferët e rregullt dhe njerëzit nervozë kanë më shumë gjasa që të shpërqendrohen gjatë ngarjes së makinës, thuhet në studim.

Ndërkohë, rezulton se femrat më të vjetra në moshë janë më të mira në kontrollimin e distancës dhe vëmendjes në rrugë.

Shpërqendrimi vlerësohet të jetë arsyeja kryesore për një në tetë aksidente në rrugë.

Shkencëtarët norvegjezë vështruan atë se si tiparet personale si mosha, gjinia dhe personaliteti ndikojnë në shpërqendrimin e shoferit.  “Në përfundim të studimit tonë rezulton se shpërqendrimi ndërkohë që nget makinën ka një rol në të paktën 12% të aksidenteve të veturave në shumë vende”, tha hulumtuesi Ole Johansson nga Instituti i Ekonomisë së Transportit.

“Une na rezulton se meshkujt e rinj janë në mesin e njerëzve të cilët shpërqendrohen më shumë gjatë ngarjes së automjetit”, shtoi ai.