.

Sabiani tregon të vërtetën e unazës diamant të Keisit: Nuk jemi në Afrikë ta fejoj vajzën para kohe

Vajza tashmë e njohur e këngëtarit me emër Sabian, Keisi Medini, pak ditë më parë u komentua nga mediat pasi ajo postoi një foto në Instagram me një unazë diamanti në gisht. Portalet ngritën pyetjen e një fejese të mundshme të 17-vjeçares, pjesë e grupit “OTR”, me lider Noizy-n, edhe pse në intervista të ndryshme ajo ka deklaruar se është single.

I pyetur nga gazeta “Panorama” nëse bëhet fjalë vërtet për fejesë, Sabiani, i cili kujdeset edhe për imazhin e së bijës, u shpreh” Jo. S’mund të provojë një unazë vajza?! Se janë bërë portalet si qenër të uritur për ndonjë lajm pa lidhje. Dua të them se i fejojmë dhe i martojmë në moshë madhore ne fëmijët, jo para kohe, si në Azi apo Afrikë”.

 

Keisi Medini u bë e njohur në mënyrë të habitshme fillimisht si modele, dhe tani si këngëtare. “E vërteta është që s’e kisha menduar ta bëj të famshme vajzën. Çdo gjë po ndodh në një mënyrë të habitshme nga një miniprezantim që i bëra në një nga intervistat e mia rutinë. Dhe ja tani s’po ndalen më portalet…”, është shprehur Sabiani..

Në lidhje me prindërimin e një vajze tashmë të njohur, ai tregon: “Jam baba dhe shok i mirë i Keisit. Tolerant dhe i mirëkuptueshëm. Mundohem të mos shpërthej në kritika edhe kur s’më pëlqejnë disa sjellje të saj. Thjesht fajësoj moshën dhe kështu përmbahem…

Sa i takon të ardhmes së saj, nisur nga ngjyra e zërit, ai thotë: “Mua me ngjan me Jessie J, por dhe me Rihannën. Ka diksion, ngjyrë, tingull. E çuditshme, i ka dhënë Zoti bukuri dhe vokal të mrekullueshëm”.