.

Tre vjet pa Dr. Florin, dedikimi prekës i bashkëshortes së tij

Tre vjet më parë u nda nga jeta në moshën 35-vjeçare Dr.Flori, duke lënë pas të shoqen dhe dy fëmijët e tij.

Mëngjesin e sotëm Blerina e ka kujtuar përmes një fotoje ku shihet me dy fëmijët e tij, e ndërsa bashkangjitur kësaj pamjeje ajo shkruan: Sot tre vjet pa babin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:00 të 17 nëntorit të  vitit 2014, në shtëpinë e tij në Tiranë, kur bashkëshortja Blerina, e kishte gjetur në gjendje të rëndë dhe me vështirësi në frymëmarrje.

Më tej, ajo lajmëroi me telefon vëllain e “Doktor Florit”, Albanin, dhe të dy fillimisht e dërguan në ambulancë, ku iu injektua adrenalinë. Gjatë transportit për në qendrën spitalore “Nënë Tereza”, ai ndërroi jetë dhe mbërriti i vdekur në spital, rreth orës 10:20.