.

“Seks ose të ngela në klasë”, arrestohet mësuesja

Mendoni se duke mos mësuar në provime, mund të ngelësh në klasë. Në fakt jo. Ka edhe kështu; Nëse  bëni seks me mësuesen, jo vetëm që kaloni por mund të merrni edhe notë të mirë.  

40-vjeçarja e martuar, Yokasta M., mësuese në një shkollë në Medellin të Kolumbisë i dërgonte nxënësve të saj, 16 dhe 17 vjeç, foto provokuese dhe i kërcënonte se do i ngelte nëse nuk flinin me të.

Ajo u arrestua pasi njëri nga prindërit zbuloi fotot e mesazhet kërcënuese në telefonin e të birit, e më pas e denoncoi rastin në polici. Kaq ka mjaftuar që prindërit e tjerë të kontrollonin telefonat e djemve të tyre, për të zbuluar se nuk ishte vetëm një rast.

Tashmë mësuesja, e identifikuar vetëm si Yokasta M., është dënuar me   burg dhe ndodhet në prag të divorcit. Ngjarja u denoncua në polici në prill të vitit të kaluar.