.

E akuzuan se kishte kërkuar favore seksuale, reagon Sylvester Stallone

Skandali seksual në SHBA dhe në Britani duket se nuk kanë të ndalur, ku një serë emrash publikë dhe me influencë janë përfshirë në ngjarjen më të bujshme të kësaj natyre të kohëve të fundit.

Historitë e tilla që pushtuan faqet e tabloidve amerikanë së fundmi kishin të përfshirë edhe emrin e aktorit të madh Sylvester Stalone. ‘’Ramboja’’ dhe njeriu i roleve të mëdha në kinematografi i ka mohuar në mënyrë kategorike të gjitha akuzat e hedhura në drejtim të tij. Gruaja pretendon se në vitet 80’ kur ishte 16 vjeç Stallone dhe truproja i tij i kanë kërkuar të kryejë marrëdhënie me ta.

“Është një histori qesharake dhe kategorikisht e rremë”, – është shprehur zëdhënësja e Stallone.