.

Ronaldo nuk heq dorë nga numri 7, ja çfarë kërkon…

Cristiano Ronaldo ka zbuluar se numri 7 është i preferuari i tij, ndaj dhe e ka mbajtur në shpinë gjatë gjithë këtyre viteve karrierë. Menjëherë pasi u bë baba për herë të 4-t, me lindjen e vajzës, Alana Martina, portugezi tregoi ambiciet e tij, për një familje më të madhe dhe për më tepër suksese në jetën profesionale.

“Mendoj se 4 fëmijë janë pak dhe për më tepër, numri im i preferuar është 7-a. Dua të kem 7 fëmijë dhe pse jo, të fitoj 7 herë Topin e Artë. Jam ende në formë dhe deri ditën që do të tërhiqem nga futbolli, do të luftoj për të fituar çdo gjë të mundshme”, tha portugezi.

Cristiano Ronaldo ka komentuar edhe formën e dobët të madrilenëve në këtë fillim sezoni, ndërsa u shpreh se do të tentojnë një tjetër Champions.

“Unë stërvitem maksimalisht, por ndonjëherë topi nuk do të shkojë në rrjetë. Gjithsesi, shumë shpejt do të vijnë golat dhe fitorja. Edhe këtë sezon do të tentojmë të fitojmë çdo trofe të mundshëm, përfshi edhe Championsin, ku ende mendoj se jemi më të fortët. Nuk më tremb aspak PSG-ja me Neymarin, dhe City i Guardiolës, sepse ne kemi një grup vërtetë të fortë, që mund të mposhtim këdo”, u shpreh sulmuesi i Realit të Madridit. /supresport/