.

Mourinho refuzon rinovimin me Man.United, ja ku synon të shkojë…

Jose Mourinho tremb drejtuesit e Manchester United. Trajneri portugez ka refuzuar rinovimin e kontratës që i kanë ofruar krerët më të lartë të klubit nga “Old Trafford”. Në fakt “Special One” u ka bërë të qartë edhe arsyet e kësaj zgjedhjeje drejtuesve të United.

Mourinho u ka bërë të ditur se është i përqëndruar te puna me skuadrën, duke nënvizuar se dëshiron të përmirësojë më shumë ekipin dhe të fitojë të paktën një titull kampion në Angli gjatë kontratës që ka nënshkruar fillimisht me “Djajtë e Kuq”. Kështu ka deklaruar trajneri portugez për gazetën “Daily Mirror”.

Kontrata aktuale e Mourinhos me Manchester United, skadon në qershor të 2019-s. Gjithsesi aludimet e mediave nuk mungojnë. Sipas shtypit anglez në këtë refuzim të Mourinhos mund të jetë Paris Saint Germain me klubin francez që ka shfaqur interes për luzitanin dhe e ardhmja e Mourinhos mund të jetë në stolin e Parisit. (supersport)