.

Menduan se Taylor Swift i dedikoi këngë, reagon Ed Sheeran

Ed Sheeran i është përgjigjur spekulimeve rreth këngës së re të Taylor Swift, “Dress”, e cila përflitet se i dedikohet atij.

“Nuk mendoj se është për mua”, ka thënë Ed në një komunikim “live” në Instagram me revistën “AugustMan”. ‘Nëse e dëgjon me vëmendje tekstin, do ta kuptoni se nuk është për mua. Ajo përmend dikë me një model të shkurtër flokësh, të cilin unë nuk e kam patur kurrë”.

Ndërkohë që Swift nuk ka zbuluar qëllimin që fshihet pas këtij teksti kënge, dyshimet kanë nisur të bien mbi të dashurin e saj aktual, Joe Alwyn, i cili ka patur këtë model flokësh në vitin 2016.