.

“Erisa” habit gazetaren: Kam bërë orgji me 8 meshkuj…(Video)

Një rrëfim i pazakontë i një të reje që po bën burg në Tiranë për ushtrim prostitucioni.

Erisa, (emër redaksional) tregon në emisionin “Studio e Hapur” në “Neës24”, se përfundoi duke ushtruar prostitucion për t’u kujdesur për fëmijën e saj.

Në një intervistë për gazetaren Klodiana Lala, tregon se kishte raste kur punonte me 10-15 klientë në ditë-natë. Pavarësisht se po bën burg për këtë gjë ajo shprehet se nuk do heqë dorë. Do ta ushtrojë sërish këtë “profesion” kur të dalë nga burgu, por jashtë vendit.

Edisa më tej rrëfen se ka qenë pjesë e një orgjie, ku së bashku me një shoqen e saj, kanë qenë në praninë e 8 meshkujve.

Mund të më thuash deri në sa klientë kishe brenda një ditë-nate?

Brenda 24 orëve. Ka pasur raste që kam ndejtur edhe tre ditë pa shkuar në shtëpi, vetëm duke punuar.

Si ta kuptoj unë këtë?

Për tre ditë, 24 orë në 24 vetëm gjysme orë pushim. Pjesa tjetër punë, me klientë të ndryshëm. Ndodh 10 klientë në ditë, deri në 15.

Ke frikë?

Në fillim po. Kam patur shumë frikë, se nuk dija si të sillesha, si të veproja, ndërsa tani jo. Tani e kam marrë në dorë situatën.

Në momentin që ju do përfundoni këtë dënim, do dilni në jetën e lirë. Do t’i ktheheni prapë këtij profesioni? Këtë doni të më thoni? Prapë këtu në Shqipëri apo…

Kam një ofertë pune në Barcelonë, në Spanjë. Është me licencë, e me të gjitha.

Sa para fiton në një ditë?

Mund të arrij deri në 500-600 mijë.

Ka patur raste kur ju keni patur orgji? Pra dy apo tre klientë njëherazi?

Po, me 8.

Si 8?

Tetë meshkuj përnjëherë, unë dhe një shoqe tjetër.

Ky është trill apo jo?

Jo, është e vërtetë. Kemi qenë në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës, nisi si lojë dhe përfundoi tamam.

U takuat në ndonjë lokal?

Isha unë bashke me këtë shoqen time, dhe një shokun tonë, edhe nisi si punë basti, si punë sfide. Unë e pranova sfidën edhe u ngjitëm sipër, dhe ai mori shokët e vet në telefon. Dhe i solli aty, tetë bashkë me atë.

Sa fitove brenda asaj nate?

300-400 mijë.

Je penduar?

Jo.
Do ta bëje prapë të njëjtën gjë?

Po.