.

Edi Rama rrëfim në “Studio e Hapur” të Eni Vasilit, sonte në orën 21 në “News 24”

Sonte me Eni Vasilin në News24? Live edhe në ERTV?

Publiée par Edi Rama sur Mardi 14 novembre 2017

 

 

 

Kryeministri Edi Rama do të flasë sot për herë të parë për Patentat e Saimir Tahirit. Në intervistën në Studio e hapur përballë Eni Vasilit, kreu I qeverisë do të përgjigjet për ngjarjen më të fundit që I shtohet dosjes së ish ministrit të tij të brendshëm, si dhe do të flasë me detaje për raportin me Tahirin para dhe pas akuzave të ngritura nga prokuroria.  Pjesë thelbësore e intervistës që transmotohet sot LIVE në orën 21.00 në News 24, është edhe mardhënia e politikës me krimin dhe kanabisi. Akuzat e opozitës së bashkuar kundër tij personalisht si koka e krimit në Shqipëri, por edhe qeverisjes në tërësi  do të marrin gjithashtu vëmendjen e duhur.  Rama do të rrëfehet përballë Eni Vasilit edhe për marrdhënien delikate dhe komplekse që ka me mediat si dhe përplasjet e fundit që ka krijuar me to. Kreu I qeverisë nuk do I shmanget as temave delikate si marrdhënia e tij me George Soros dhe raportet me administratën e re amerikane dhe presidentin Trump që njihet si kundërshtar I hapu I Sorosit. Politika dhe pushteti të afron me miq të rinj, por shpesh herë edhe miqtë e vjetër I largon prej teje. Rama do të flasë për herë të parë edhe për këta të fundit, miqtë e humbur dhe për të ardhmen.