.

Deputetja e PD-së liston 10 pika ku tregon pse nuk do rriten pagat dhe pensionet

Sipas deputetes së PD-së, Jorida Tabaku, të gjithë ata që presin rritje pagash dhe pensionesh do të dalin të zhgënjyer. Deputetja e PD-së liston 10 pika duke shpjeguar se pse buxheti i vitit të ardhshëm nuk do të ketë rritje pagash dhe pensionesh.

Tabaku shkruan se ka ulje fondesh dhe ka një mungesë indeksimi në paga. Po ashtu ajo shkruan se një pjesë e parave do të shkojë për koncesione dhe shpenzime luksi.

10 pikat që rendit demokratja Tabaku:

– Nuk ka rritje pagash. Nga 5,5mld leke, fondi tani eshte 1 mld lekë.

– Nuk ka rritje pensionesh. Nga 2,5 mld lekë, fondi tani është 1,8 mld lekë

– Nuk ka qeveri të vogël. Numri i punonjësve është rritur. Nga 81 617 punonjës, behet 81660.

– Nuk ka fonde as për indeksim pagash e pensionesh.

– Ndihma ekonomike nuk shtohet. Ishte 20 miliardë, është 20 miliardë lekë

– Nuk rritet kompensimi i të përndjekurve, shqetësim që PartiaDemokratike e ka ngritur vazhdimisht. Ishte 2 mld lekë, është 2 miliardë lekë. Me këtë ritëm duhen 20 vjet te perfundoje pagesa per ish te perndjekurit.

– Investimet janë në vlerën 86 miliardë, por sic është prakrikë e kësaj qeverie nuk do të zbatohen. Në këtë shumë përfshihen 9,4 miliardë lekë koncesione, 1.8 miliardë lekë shpenzime luksi.

– Investimet kryesore strategjike janë braktisur duke filluar nga Rruga e Arbrit qe jepet me koncesion, duke vazhduar me shkollat e shendetesine qe perseri jepen me koncesion

– Arsimi eshte ne minimumin e mundshem të fondeve me 3.6 mld lekë, ku nuk përfshihet as kërkesa e opozitës për libra falas.

– Shëndetësia është 1.98 miliardë lekë duke përfshirë dhe koncesionet në shëndetësi. Në minimumin historik