.

‘Mr. Bean’ do të bëhet baba në moshën 62- vjeçare

Rowan Atkinson, i cili njihet më mirë për portretizimet e “Mr. Bean”, Edmund Blackadder dhe më vonë, Johnny English, do të behet baba për herë të tretë në moshën 62- vjeçare. Njoftohet se partnerja e tij aktuale, 33-vjeçarja Louise Ford është prej muajsh në pritjen e ëmbël.

Ai me Louisen është lidhur në vitin 2013, ku aktorja u bë e famshme në saje të portretizimit të Kate Middletonit në komedinë “The Windsors” të Channel 4.

Kujtojmë se çifti u njoh gjatë xhirimeve të komedisë së vitit 2012, “West End”, dhe që nga ajo kohë ka filluar romanca e tyre ndërsa ka sjell edhe shkurorëzimin e Atkinsonit me Sastryn, pas 25 vjetëve martese.