.

Brad Pitt lë pas historinë me Jolie, në lidhje me princeshën e Monakos?

Tabloidet amerikane kanë shkruar së fundmi se Brad Pitt është përfshirë në një lidhje dashurie me princeshën e Monakos, Charlotte Casiraghi. Thuhet se ata kanë rreth një muaj që shoqërohen me njëri-tjetrin dhe janë vërtetë të lumtur.

Edhe pse nuk ka asgjë konkrete ata janë parë së bashku në një muze arti në Los Angeles, burimet thonë se ajo është një mbështetëse e madhe e divorcit të tij me Jolie.

Momentalisht, Pitt është duke xhiruar filmin e tij më të fundit “Ad Astra”, ndërkohë që e kaluara e tij me Jolie duket sikur po shuhet dalëngadalë, edhe pse mes tyre ka shumë kujtime, momente, vite lidhje dhe fëmijë.