.

Eni Vasili: Ja pse po i sulmon Rama mediat, i shijon shumë…

Eni Vasili, moderatorja e njohur e emisionit “Studio e Hapur” e ftuar në studion e lajmeve në News 24 komentoi fyerjet e hapura që kryeministri i vendit Edi Rama po artikulon prej dy ditësh ndaj gazetarëve.

E ndërsa një gjë të tillë e ka provuar në lëkurën e saj gati një vit më parë, kur kryeministri i ftuar në emisionin e saj u mundua të hyjë në gjëra personale dhe zbriti deri në aluzione banale seksiste kur i’u drejtua me shprehjen:

“Do të t’i plotësoj të gjitha nevojat një e nga një”, Eni Vasili thotë se Rama ka një strategji kur bën këtë lloj sjellje.

“Nëse flasim për ditën e djeshme dhe deklaratën mendoj që ishte e qëllimshme, ai është strategjist dhe njohës i mirë i komunikimit. Ai e ka sulmuar sërish sot median në një takim me investitorët. Pra, dje e ka shijuar maksimalisht sulmin ndaj reporterëve me shpresën që do merremi me të”,- thotë ajo siç raporton “BalkanWeb”.

Sipas gazetares, e gjithë ajo sjellje s’mund të ketë shpjegim tjetër veçse qëllimit të kryeministrit për të “shfokusuar vëmendjen nga ajo që ndodhi në sallën e Kuvendit me Saimir Tahirin”

 

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *