.

Skandali seksual në “Hollywood”, producenti Weinstein drejtë arrestimit

Producenti i famshëm Weinstein i gjendur në mesin e skandaleve që kanë tronditur Hollivudin po përballet me pasojat e veprimeve në vite.

Policia e Nju Jorkut e bëri të qartë se ka prova mjaftueshëm për ndalimin e Harvey Weinstein. Akuzat e Paz de la Huerta i tingëllojnë bindëse autoriteteve policore, që duken të gatshme të hidhen në veprim. Aktorja tha më herët për “Vanity Fair” se Weinstein e kishte përdhunuar dy herë në Nju Jork në vitin 2010. Tashmë, janë mbi një duzinë grash që ngrenë pretendime të njëjta ndaj 65-vjeçarit e shumë të tjera e akuzojnë për ngacmime seksuale dhe akte të pahijshme.

Robert Boyce, i Policisë së Nju Jorkut, tha: “De la Huerta bëri një rrëfim të detajuar e mjaft të besueshëm të ngjarjes. Këtu kemi material real për ta ngritur çështjen në gjyq. Aktualisht, jemi në procesin e mbledhjes së provave”.

Nëse Weinstein, sipas zyrtarit të policisë, do të jetë jashtë shtetit të Nju Jorkut në rastin se forcat e rendit do të duan ta arrestojnë, policisë do t`i nevojitet një urdhër gjykate./opinion.al

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *